Activity
July 17, 2023
Automotive Fair Albania, edicionii II-të, rikthehet në datat 26-29 Tetor në Tiranë!
Automotive Fair Albania, edicioni i II-të i panairit automotiv në Shqipëri, organizohet nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi të shëndetshëm, të zhvilluar e të qëndrueshëm përmes qasjes bashkëpunuese nga qeveria, institucionet e palët e interesuara në arritjen e këtij zhvillimi.