Activity
March 13, 2024
PRANVERA VJEN MË BUKUR ME RETRO!
Pranvera vjen më bukur me RETRO! Vijojmë festimet për Ditën e Verës në stacionin tonë të radhës, Tiranë, te Sheshi Skënderbej, me muzeun lëvizës të mjeteve historike të Koleksionit Retro dhe Punishten e Targave Suvenir. Festë, muzikë dhe plot supriza të bukura na presin, ndaj mos mungoni! Ps. Mos harroni veroret, simbol i kësaj dite të veçantë, për të pritur ndryshe dallëndyshet këtë vit!