Activity
February 15, 2024
KËNDI RETRO VIJON TË JETË ATRAKSIONI MË I VEÇANTË NË PEDONALEN E TIRANËS!
Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës! Jemi vetëm pak orë para “Shën Valentinit” dhe kjo ditë ka nisur me dhjetëra mesazhe dashurie të gdhendura mbi targa suvenir. Timeline-t e vendosura pranë stendës sonë po shkaktojnë një valë kurioziteti te kalimtarët, të cilët duke i lexuar po bëhen pjesë e një udhëtimi nostalgjik në kohë. Çfarë po pret? Bëhu edhe ti pjesë e magjisë RETRO!