Travel updates
July 14, 2026
Ndiqni intervistën për të mësuar më shumë rreth platformës eTransport, rëndësisë së saj, funksionaliteteve që ofron dhe projekteve të reja që po zhvillohen për të lehtësuar shërbimet për qytetarët dhe turistët. Link: https://youtu.be/-xjWPTeknWo?si=dIyUwwOmmke_0dHr #DPSHTRR #eTransport #MirëmëngjesShqipëri #ShërbimeDigjitale
Read moreJuly 14, 2026
Fushata informuese e eTransport u zhvillua edhe në Portin e Sarandës, ku qytetarët dhe turistët u njohën me platformën dhe përfitimet që ofrojnë shërbimet e saj digjitale për procedurat e transportit. #DPSHTRR #MIE #eTransport #PortiiSarandes #Digjitalizim #Transport
Read moreJuly 14, 2026
eTransport në Portin e Vlorës! Gjatë ndalesës në Portin e Vlorës, u zhvillua fushata informuese e eTransport, ku qytetarët dhe vizitorët u njohën me platformën, e cila ofron informacion të plotë mbi linjat, oraret dhe operatorët e transportit ndërqytetës, duke e bërë planifikimin e udhëtimit më të thjeshtë dhe më të shpejtë. eTransport https://www.etrransport.al
Read moreJune 25, 2026
e-Transport në Portin e Durrësit Sezoni veror sjell më shumë turistë, më shumë lëvizje dhe më shumë nevojë për informacion të shpejtë mbi transportin publik. Në Portin e Durrësit prezantuam eTransport, platformën që ndihmon qytetarët dhe vizitorët me oraret, linjat dhe informacionin e nevojshëm për të udhëtuar lehtësisht drejt çdo destinacioni në Shqipëri. eTransport https://www.etransport.al
Read moreJune 25, 2026
Fushatë informuese e platformës eTransport | Tirana International Airport Në Tirana International Airport, ku mijëra vizitorë prekin çdo ditë tokën shqiptare, eTransport i orienton drejt destinacionit të tyre të radhës. Oraret, operatorët dhe informacioni i nevojshëm për transportin e udhëtarëve ndërqytetës, tashmë në një platformë të vetme. eTransport https://www.etransport.al
Read moreMay 6, 2026
5 Maj | Dita e Dëshmorëve të Atdheut Me nderim dhe mirënjohje, përkujtojmë sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin dhe vlerat më të larta kombëtare.
Read moreMay 6, 2026
GRAN PREMIO DI BARI | Eventi që bashkon një pasion të përbashkët: BOTËN AUTOMOTIVE. Një traditë që vijon prej vitesh, ku DPSHTRR merr pjesë si e ftuar në këtë ekspozitë unike mjetesh me vlerë historike, duke qenë pjesë e atmosferës dhe shkëmbimeve që e karakterizojnë. Pjesëmarrje që vlejnë më shumë se një prezantim. Janë ura lidhëse mes kulturave, ideve dhe përvojave që mbeten.
Read moreMay 6, 2026
GRAN PREMIO DI BARI | Një finale me energji pozitive dhe respekt të ndërsjelltë. Dita përmbyllëse solli shkëmbime mirënjohjeje reciproke ndërmjet DPSHTRR dhe Presidentit të Old Cars Club Bari. Në sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Bari, DPSHTRR u vlerësua për bashkëpunimin dhe kontributin në eventet motorsportive, duke thelluar më tej partneritetin në këtë pasion të përbashkët.
Read moreMarch 19, 2026
Festë, lojë dhe mësim për sigurinë në rrugë në Ditën e Verës Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, fëmijët mësuan në mënyrë praktike rregullat bazë të sigurisë rrugore përmes lojërave dhe aktiviteteve argëtuese. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe AFPRA, me qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe promovimin e një kulture më të sigurt në rrugë për të gjithë. Një ditë plot buzëqeshje, energji dhe mësime të vlefshme për të ardhmen!
Read moreMarch 19, 2026
Më shumë mundësi sot, më shumë suksese nesër! Sot, DPSHTRR nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Tirana College of Technology (TCT) për zhvillimin e programit të praktikave studentore. Ky bashkëpunim u ofron studentëve mundësinë të fitojnë eksperiencë profesionale dhe të njihen nga afër me proceset dhe standardet e një institucioni publik. Një hap i rëndësishëm për të afruar botën akademike me praktikën profesionale dhe për të përgatitur profesionistët e së ardhmes.
Read moreNovember 17, 2025
DPSHTRR në Konferencën Vjetore IAIS 2025 në Tiranë. Enti ynë mori pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar të sigurimeve, organizuar nga AMF. Pjesëmarrës nga 160+ vende; Fokus te inovacioni, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional; Forcim i lidhjes mes sigurisë rrugore, politikave të transportit dhe sistemeve të sigurimit. Në kohën e transformimeve të shpejta, mbetemi të angazhuar në rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe sig
Read moreSeptember 15, 2025
Në Gjirokastër- qyteti i gurit dhe trashëgimisë kulturore! Duke takuar vizitorë nga e gjithë bota, patëm mundësinë të prezantojmë përfitimet e platformës e-Transport një mjet praktik dhe modern për një udhëtim më të sigurt, më të shpejtë dhe më komod drejt destinacioneve tuaja. / In Gjirokastër- the Stone City and a UNESCO heritage site! Meeting visitors from all over the world, we had the chance to highlight the benefits of the e-Transport platform, a practical and modern tool for safer, faster
Read moreAugust 27, 2025
Aty ku historia e pasur shumëvjeçare takohet me përpjekjet për ta ruajtur dhe transmetuar brezave të ardhshëm. Një përvojë që na kujton se tradita dhe teknologjia mund të ecin dorë për dore. / The e-Transport team's next visit: KRUJË! Where centuries-old history meets efforts to preserve and pass it on to future generations. An experience that reminds us that tradition and technology can go hand in hand.
Read moreAugust 25, 2025
Vijojmë të jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara! Klikoni në https://www.etransport.al/ dhe gjeni: Itinerarin tuaj; Oraret e nisjes; Vendodhejen e stacionit; Kontaktet e operatorëve. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store.Le të bëjmë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të sigurt bashkë! Ne jemi këtu për të ju ofruar një eksperiencë të re në rrjetin e linjave ndërqytetëse dhe kemi si synim
Read moreAugust 25, 2025
Këtë herë, stafi ynë ishte i pranishëm në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej! Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion trendi për turistët nga e gjithë bota! Për t’u siguruar që vizitorët (dhe qytetarët vendas), të kenë një eksperiencë sa më të lehtë dhe të këndshme, DPSHTRR ka sjellë platformën eTransport, një zgjidhje digjitale për lëvizjen ndërqytetase “në stilin shqiptar”! Me eTransport mund të gjeni: Itinerarët e linjave ndërqytetase Oraret e nisjes dhe mbërritjes Ven
Read moreAugust 25, 2025
Fushata informuese e eTransport ndaloi këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës! Në zemër të sezonit turistik, ekipi ynë pati mundësinë të komunikojë nga afër me qytetarë dhe turistë, duke ndarë informacione mbi lehtësirat që së shpejti do të ofrojë platforma dhe mënyrën e përdorimit të saj përmes Web-it zyrtar. Interesimi dhe reagimet pozitive na japin shtysë për ta çuar këtë fushatë edhe më tej – drejt një shërbimi më të thjeshtë, të shpejtë dhe digjital!
Read moreAugust 25, 2025
Fushata informuese eTransport vijon me ndalesën e radhës në Sarandë, ku ekipi ynë priti vizitorë e turistë në portin e anijeve turistike, duke zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me qytetarë dhe pushues! Gjatë këtij takimi ndamë informacione rreth lehtësirave që platforma eTransport do të sjellë së shpejti, si dhe udhëzime praktike për përdorimin e Web-it zyrtar që është aktualisht në funksion. Angazhimi dhe bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë na ndihmon të jemi më afër qytetarëve dhe të përcjell
Read moreApril 11, 2025
The eTransport promotional stand was a must-visit at the 3rd Edition of the Automotive Fair Albania! Our team from DPSHTRR was on-site, connecting with visitors and sharing all the details about this innovative and much-anticipated platform. From smarter mobility to sustainable transport solutions — the future is here, and it’s digital!
Read moreJuly 15, 2024
KULTURË E RE NË DREJTIMIN E MJETIT NË SHQIPËRI, TIMONI NUK U PËRKET MË VETËM MESHKUJVE! Vitet e fundit vihet re një trend i qendrueshëm i ngushtimit të hendekut ndërmjet drejtuesëve të mjetit femra dhe meshkuj, ku 6-mujori i parë i vitit 2023 theu për herë të herë të parë “mitin”, ku 52% e kualifikimeve për kategorinë B rezultuan të ishin nga Drejtuese Mjeti Femra. Janar - Qershor 2024 numëron 28,274 drejtues mjeti për herë të parë të kategorisë B, ku 47% e totalit rezultojnë femra dhe 53% meshk
Read moreJune 27, 2024
Rrugëtimi në Epokën e Re! Mjetet historike RETRO inagurojnë aksin e ri Thumanë-Kashar! 30 Qershor 2024 ora 18:30.
Read moreJune 19, 2024
Andrra n’Retro vijon në të bukurën Shkodër, në Gjuhadol! Bashkohuni me ne për momente të tjera magjike që do të na kthejnë pas në kohë. Më 22 dhe 23 qershor, Shkodra do të shndërrohet dhe do të na surprizojë përsëri! Mos mungoni!
Read moreJune 19, 2024
Krahas gjithë atmosferës së mrekullueshme së kësaj çelje sezoni, zhvilluam edhe ndarjen e certifikatave për koleksionistët tanë të jashtëzakonshëm, të cilët janë një mbështetje e vlefshme në çdo event që organizojmë. Këta entuziastë të mrekullueshëm të mjeteve retro kanë sjellë një atmosferë të veçantë dhe kanë pasuruar çdo festë me pasionin e tyre. Falënderojmë secilin prej tyre për përkushtimin dhe dashurinë që sjellin në komunitetin tonë. Pogradeci u bë edhe më i bukur falë jush!
Read moreJune 12, 2024
Shijoni magjinë e Pogradecit dhe Liqenit të tij të mrekullueshëm në eventin tonë të ardhshëm "RETRO"! Përgatituni RETRO "Zonja nga qyteti", më 14-15 Qershor 2024 ,në Pogradec. Automjetet klasike do të rikthejnë atmosferën e viteve të arta në bregun e liqenit të mahnitshëm. Ky event i veçantë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër disa nga makinat më ikonike të kohës dhe për të përjetuar nostalgjinë e një epoke të shkuar. Gjatë eventit do të keni mundësinë të shijoni një sërë aktivite
Read moreJune 12, 2024
Eventi RETRO “Ritorniamo a Saranda”! Makinat klasike nga “Veteran Club Valle D’itra” Bari, zbukuruan qytetin tonë bregdetar dhe qëndruan të ekspozuara deri në mesnatë. Atmosfera u bë edhe më e veçantë me performancën e DJ Erta që mbajti të gjithë të pranishmit të argëtuar. Në fund të mbrëmjes u ndanë disa çmime nga përfaqësuesit e Klubit, në shenjë nderimi për pjesëmarrjen. Një natë që do të mbetet në kujtesë për të gjithë! Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij eventi të mrekullueshëm!
Read more