Travel updates
July 14, 2026
Ndiqni intervistën për të mësuar më shumë rreth platformës eTransport, rëndësisë së saj, funksionaliteteve që ofron dhe projekteve të reja që po zhvillohen për të lehtësuar shërbimet për qytetarët dhe turistët. Link: https://youtu.be/-xjWPTeknWo?si=dIyUwwOmmke_0dHr #DPSHTRR #eTransport #MirëmëngjesShqipëri #ShërbimeDigjitale
Read moreJuly 14, 2026
Fushata informuese e eTransport u zhvillua edhe në Portin e Sarandës, ku qytetarët dhe turistët u njohën me platformën dhe përfitimet që ofrojnë shërbimet e saj digjitale për procedurat e transportit. #DPSHTRR #MIE #eTransport #PortiiSarandes #Digjitalizim #Transport
Read moreJuly 14, 2026
eTransport në Portin e Vlorës! Gjatë ndalesës në Portin e Vlorës, u zhvillua fushata informuese e eTransport, ku qytetarët dhe vizitorët u njohën me platformën, e cila ofron informacion të plotë mbi linjat, oraret dhe operatorët e transportit ndërqytetës, duke e bërë planifikimin e udhëtimit më të thjeshtë dhe më të shpejtë. eTransport https://www.etrransport.al
Read moreJune 25, 2026
e-Transport në Portin e Durrësit Sezoni veror sjell më shumë turistë, më shumë lëvizje dhe më shumë nevojë për informacion të shpejtë mbi transportin publik. Në Portin e Durrësit prezantuam eTransport, platformën që ndihmon qytetarët dhe vizitorët me oraret, linjat dhe informacionin e nevojshëm për të udhëtuar lehtësisht drejt çdo destinacioni në Shqipëri. eTransport https://www.etransport.al
Read moreJune 25, 2026
Fushatë informuese e platformës eTransport | Tirana International Airport Në Tirana International Airport, ku mijëra vizitorë prekin çdo ditë tokën shqiptare, eTransport i orienton drejt destinacionit të tyre të radhës. Oraret, operatorët dhe informacioni i nevojshëm për transportin e udhëtarëve ndërqytetës, tashmë në një platformë të vetme. eTransport https://www.etransport.al
Read moreMay 6, 2026
5 Maj | Dita e Dëshmorëve të Atdheut Me nderim dhe mirënjohje, përkujtojmë sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin dhe vlerat më të larta kombëtare.
Read moreMay 6, 2026
POS | Në çdo DRSHTRR. Çfarë duhet? | Kartë Debiti apo Krediti e vlefshme. Çfarë përfitojmë? | Transaksione të sigurta dhe të shpejta në kohë. Si funksionon? | Si çdo pagesë tjetër, thjesht afro kartën në POS dhe konfirmo pagesën. Hap i nevojshëm drejt shërbimeve më të lehta!
Read moreMay 6, 2026
GRAN PREMIO DI BARI | Eventi që bashkon një pasion të përbashkët: BOTËN AUTOMOTIVE. Një traditë që vijon prej vitesh, ku DPSHTRR merr pjesë si e ftuar në këtë ekspozitë unike mjetesh me vlerë historike, duke qenë pjesë e atmosferës dhe shkëmbimeve që e karakterizojnë. Pjesëmarrje që vlejnë më shumë se një prezantim. Janë ura lidhëse mes kulturave, ideve dhe përvojave që mbeten.
Read moreMay 6, 2026
GRAN PREMIO DI BARI | Një finale me energji pozitive dhe respekt të ndërsjelltë. Dita përmbyllëse solli shkëmbime mirënjohjeje reciproke ndërmjet DPSHTRR dhe Presidentit të Old Cars Club Bari. Në sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Bari, DPSHTRR u vlerësua për bashkëpunimin dhe kontributin në eventet motorsportive, duke thelluar më tej partneritetin në këtë pasion të përbashkët.
Read moreMarch 19, 2026
Takim pune me Drejtorinë Rajonale Tiranë. Sot u zhvillua një takim me stafin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, me fokus të qartë: Përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve! Diskutuam mbi performancën aktuale, sfidat e përditshme dhe masat konkrete për: rritjen e efikasitetit në sportele, uljen e kohës së pritjes, forcimin e komunikimit me qytetarët, standardizimin e proceseve, përmes shërbimeve të ofruara online sipas praktikave më të mira. Cilësia e shërbimit fillon nga angaz
Read moreMarch 19, 2026
Një projekt drejt finalizimit, një standard i ri për shërbimin publik Punimet për selinë e re të DPSHTRR janë në fazën përfundimtare, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve. Sot, Drejtori i Përgjithshëm ishte në terren, për të inspektuar nga afër ecurinë e punimeve dhe për të ndjekur standardet e zbatimit deri në detajin e fundit. Një projekt që po mbyllet me përkushtim, cilësi dhe vizion afatgjatë. 450 m²
Read moreMarch 19, 2026
Festë, lojë dhe mësim për sigurinë në rrugë në Ditën e Verës Në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, fëmijët mësuan në mënyrë praktike rregullat bazë të sigurisë rrugore përmes lojërave dhe aktiviteteve argëtuese. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe AFPRA, me qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe promovimin e një kulture më të sigurt në rrugë për të gjithë. Një ditë plot buzëqeshje, energji dhe mësime të vlefshme për të ardhmen!
Read moreMarch 19, 2026
Më shumë mundësi sot, më shumë suksese nesër! Sot, DPSHTRR nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Tirana College of Technology (TCT) për zhvillimin e programit të praktikave studentore. Ky bashkëpunim u ofron studentëve mundësinë të fitojnë eksperiencë profesionale dhe të njihen nga afër me proceset dhe standardet e një institucioni publik. Një hap i rëndësishëm për të afruar botën akademike me praktikën profesionale dhe për të përgatitur profesionistët e së ardhmes.
Read moreNovember 17, 2025
DPSHTRR në Konferencën Vjetore IAIS 2025 në Tiranë. Enti ynë mori pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar të sigurimeve, organizuar nga AMF. Pjesëmarrës nga 160+ vende; Fokus te inovacioni, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional; Forcim i lidhjes mes sigurisë rrugore, politikave të transportit dhe sistemeve të sigurimit. Në kohën e transformimeve të shpejta, mbetemi të angazhuar në rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe sig
Read moreSeptember 15, 2025
Në Gjirokastër- qyteti i gurit dhe trashëgimisë kulturore! Duke takuar vizitorë nga e gjithë bota, patëm mundësinë të prezantojmë përfitimet e platformës e-Transport një mjet praktik dhe modern për një udhëtim më të sigurt, më të shpejtë dhe më komod drejt destinacioneve tuaja. / In Gjirokastër- the Stone City and a UNESCO heritage site! Meeting visitors from all over the world, we had the chance to highlight the benefits of the e-Transport platform, a practical and modern tool for safer, faster
Read moreAugust 27, 2025
Aty ku historia e pasur shumëvjeçare takohet me përpjekjet për ta ruajtur dhe transmetuar brezave të ardhshëm. Një përvojë që na kujton se tradita dhe teknologjia mund të ecin dorë për dore. / The e-Transport team's next visit: KRUJË! Where centuries-old history meets efforts to preserve and pass it on to future generations. An experience that reminds us that tradition and technology can go hand in hand.
Read moreAugust 25, 2025
Vijojmë të jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara! Klikoni në https://www.etransport.al/ dhe gjeni: Itinerarin tuaj; Oraret e nisjes; Vendodhejen e stacionit; Kontaktet e operatorëve. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store.Le të bëjmë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të sigurt bashkë! Ne jemi këtu për të ju ofruar një eksperiencë të re në rrjetin e linjave ndërqytetëse dhe kemi si synim
Read moreAugust 25, 2025
Këtë herë, stafi ynë ishte i pranishëm në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej! Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion trendi për turistët nga e gjithë bota! Për t’u siguruar që vizitorët (dhe qytetarët vendas), të kenë një eksperiencë sa më të lehtë dhe të këndshme, DPSHTRR ka sjellë platformën eTransport, një zgjidhje digjitale për lëvizjen ndërqytetase “në stilin shqiptar”! Me eTransport mund të gjeni: Itinerarët e linjave ndërqytetase Oraret e nisjes dhe mbërritjes Ven
Read moreAugust 25, 2025
Fushata informuese e eTransport ndaloi këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës! Në zemër të sezonit turistik, ekipi ynë pati mundësinë të komunikojë nga afër me qytetarë dhe turistë, duke ndarë informacione mbi lehtësirat që së shpejti do të ofrojë platforma dhe mënyrën e përdorimit të saj përmes Web-it zyrtar. Interesimi dhe reagimet pozitive na japin shtysë për ta çuar këtë fushatë edhe më tej – drejt një shërbimi më të thjeshtë, të shpejtë dhe digjital!
Read moreAugust 25, 2025
Fushata informuese eTransport vijon me ndalesën e radhës në Sarandë, ku ekipi ynë priti vizitorë e turistë në portin e anijeve turistike, duke zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me qytetarë dhe pushues! Gjatë këtij takimi ndamë informacione rreth lehtësirave që platforma eTransport do të sjellë së shpejti, si dhe udhëzime praktike për përdorimin e Web-it zyrtar që është aktualisht në funksion. Angazhimi dhe bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë na ndihmon të jemi më afër qytetarëve dhe të përcjell
Read moreAugust 25, 2025
Jeni përdorues i linjave ndërqytetëse të transportit dhe keni vënë re parregullsi apo shkelje në shërbim? Mos hezitoni të raportoni! Ndryshimi fillon nga ndërgjegjësimi dhe veprimi i çdo qytetari. Pa raportime, nuk mund të ketë përmirësim! Kujdes: Për të vijuar me verifikimin, fotot ose videot duhet të tregojnë qartë problematikën e denoncuar. Targa e mjetit duhet të jetë e lexueshme dhe e dukshme. Raportoni: https://www.dpshtrr.al/.../denonco-anomali-te-transportit...
Read moreAugust 25, 2025
E mbani mend sa shumë emocione kemi kaluar të gjithë bashkë me Retro Albania në këto 6 vite? 6 vite të mbushura me copëza të vogla kujtimesh, ndonjëherë edhe nostalgjike. Por edhe 6 vite me mundime e sakrifica, gjithmonë në prapaskenë, që gjithçka të jetë dhe të duket e përsosur. Dhe tani...diçka e re po vjen! Këto do të jenë piketat kryesore të projektit të ri, mbi të cilin po punojmë, e që do të vijë shumë shpejt për të gjithë ju!
Read moreAugust 25, 2025
Edhe pilotët më të mirë e rifreskojnë dijen. Edhe motoristët me përvojë stërviten dhe kujtojnë rëndësinë e rregullave. Përsëritja e sjelljeve të sigurta të bën më të shpejtë në reagim dhe më të mirë në vendimmarrje. Praktiko. Kujto. Reflekto.
Read moreApril 11, 2025
The eTransport promotional stand was a must-visit at the 3rd Edition of the Automotive Fair Albania! Our team from DPSHTRR was on-site, connecting with visitors and sharing all the details about this innovative and much-anticipated platform. From smarter mobility to sustainable transport solutions — the future is here, and it’s digital!
Read more