Travel updates
February 15, 2024
Për të gjithë ju që në këtë 14 Shkurt doni t'i shtoni disa grimca magjie dhuratës për të dashurin tuaj të zemrës, në Punishten tonë RETRO mund të gjeni atë çka ju mungon! Një instalacion surprizë ju pret aty, ku përveç personalizimit të targës suaj, do të keni mundësi të blini edhe produkte të tjera nga Retro Shop . Ju mirëpresim në Pedonalen e Tiranës!
Read moreFebruary 15, 2024
Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës! Jemi vetëm pak orë para “Shën Valentinit” dhe kjo ditë ka nisur me dhjetëra mesazhe dashurie të gdhendura mbi targa suvenir. Timeline-t e vendosura pranë stendës sonë po shkaktojnë një valë kurioziteti te kalimtarët, të cilët duke i lexuar po bëhen pjesë e një udhëtimi nostalgjik në kohë. Çfarë po pret? Bëhu edhe ti pjesë e magjisë RETRO!
Read moreFebruary 13, 2024
Në cepat e Tiranës ka edhe kështu, punishte të vogla që mbruajnë dashuri, e dritëza të gjysëm mekura për të hijeshuar fytyra e sy të qeshur! Ju mirëpresim çdo ditë, nga ora 10:00 - 22:00 të bëheni pjesë e magjisë RETRO!
Read moreFebruary 13, 2024
Magjia e dashurisë ka pushtuar Pedonalen e Tiranës gjatë kësaj pasditeje të ëmbël! Punishtja jonë lëvizëse e Targave Suvenir ka zbarkuar për të sjellë një valë të re romantizmi në qytet.Targat e personalizuara me emra dhe thënie dashurie do të jenë dhurata perfekte këtë “Shën Valentin”. Mos e humbisni mundësinë për të shprehur dashurinë tuaj në një mënyrë unike! Ejani në pedonale dhe gdhendni dashurinë në një targë që do të mbetet pjesë e kujtimeve tuaja më të ëmbla!
Read moreJanuary 29, 2024
Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë. Kjo infrastrukturë rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit në transportin ndërqytetas si edhe krijon një sistem multimodal eficent ndërmjet automjeteve personale, transportit urban, rrethqytetës dhe atij ndërqytetës. https://www.facebook.com/watch/?v=1297675494209581
Read moreDecember 27, 2023
Siguria e fëmijëve në rrugë, është prioritet dhe një përgjegjësi e përbashkët e cila kërkon vëmendjen e të gjithëve ne! Prindërit e fëmijëve ndihen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre në rrugët pranë shkollave. A janë marrë masa për të ndërtuar një mjedis të sigurt për fëmijët? Si po bashkëpunojnë institucionet për të mundësuar sigurinë në rrugë? Këto dhe të tjera i zbuloni në episodin e radhës të emisionit N’Timon vetëm në Top News! https://www.youtube.com/watch?v=DSC0u-vMo6U
Read moreDecember 27, 2023
Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al Kjo gazetë e dashur, bardhë e zi por tërë shpirt, u realizua thjeshtësisht në shtypshkronjën e entit, kompozuar e faqosur nga DPSHTRR në nderim të Retro Albania dhe në respekt të Koleksionit Shqiptar RETRO, fryt i komunitetit të koleksionistëve dhe të apasionuarve për mjetet historike dhe artefaktet e automobilizmit shqiptar! Në vijim gazeta do të publikohet edhe online në webin: www.retro.al , e shkarkueshme si d
Read moreDecember 27, 2023
Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR FESTAT! Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes! https://www.youtube.com/shorts/f7E5k60L-vs
Read moreDecember 27, 2023
Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR Krishtlindjet! Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes! www.dpshtrr.gov.al
Read moreDecember 27, 2023
RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit ku me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO u mblodhën te Pazari i Ri nën tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve - Universiteti i Arteve dhe balerinave gazmore! Nuk kishte si të mungonte punishtja shëtitëse e Targave Suvenir ku fëmijë e të rritur “gdhenden” në targë dedikimet e tyre duke përzgjedhur ngjyrat, karakteret e emoji-t e preferuara! Gjithashtu, edhe RETRO Shop, një mini-pazar i artikujve me motive automotive vint
Read moreDecember 21, 2023
Nuk ka Krishtlindje pa Retro Christmas! Eventi më i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë! 22 Dhjetor 2023 Pazari i Ri, Tiranë 18:00 Një tjetër event i paharrueshëm për t’ia shtuar magjinë festave, ashtu siç vetëm Retro di të përcjellë! Muzikë, vezullim, sharmi dhe eleganca e mjeteve ikonike, ju mirëpresin të premten më datë 22 Dhjetor, për një natë plot kujtime të bukura! Ftojmë të gjithë koleksionistët të na bashkohe
Read moreDecember 21, 2023
I ftuar sot në studion e A2- CNN TV, Drejtori i DPSHTRR,Z. Blendi Gonxhja për të folur në “Dita jonë” mbi Retro Christmas, mbylljen vintage të vitit me Retro Shop e me Targat Suvenir tek Pazari i Ri, të premten, 22 dhjetor, ora 18:00. Nuk ka Krishtlindje pa Retro Albania! Eventi më i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë. Këtë vit, në zemër të qytetit, do të ofrojmë një pasdite ashtu siç vetëm Retro.al di! Një tjetër e
Read moreDecember 11, 2023
Mirëmbajtja e makinës në çdo kohë është kusht thelbësor për sigurinë rrugore! Mirëpo, stina e dimrit, për shkak të acarit dhe lagështirës, kërkon një përkushtim më të madh në mjet për të pasur një udhëtim të sigurt dhe të pacënueshëm nga kushtet atmosferike. Gomat, sistemi antifreeze, bateria e makinës, këto dhe shumë detaje të tjera që duhet t’i kemi parasysh, i ndjekim në episodin e radhës N’Timon, vetëm në TOP NEWS! Për më shumë klikoni: https://www.youtube.com/watch?v=SozjAV6-QxU
Read moreDecember 11, 2023
Si sot, 33 vjet më parë, studentët u bashkuan në zemër të Tiranës e u kthyen në pishtarë të shpresës, ku zëri i tyre kolektiv kumboi një simfoni ndryshimi. Lëvizja studentore atë mbrëmje dhjetori, nuk ishte thjesht një përmbysje politike; ishte një dëshmi e fuqisë së idealizmit rinor, një forcë e aftë për të shkundur malet dhe për të rishkruar skenarin e fatit të një kombi, të një Shqipërie të Re. Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë! Ëndërrimtarëve të sotëm, liderve të së nesërmes!
Read moreDecember 11, 2023
Në vijim të bashkëpunimit midis DPSHTRR-së dhe projektit EU4LEA, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në përfundim të trajnimit me fokus "Mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara", në takimin e zhvilluar në zyrat e DPSHTRR, u nënshkrua Marrëveshja dypalëshe nëpërmjet të cilës projekti EU4LEA, përfaqësuar nga Z. Richard Dullnigg, Zv. Drejtues Ekipi, i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve. Nëpërmjet këtyre pajisj
Read moreDecember 4, 2023
Ndajmë një përgjegjësi të përbashkët për të ofruar kushtet dhe ndihmuar këdo që ka nevojë të veçantë në hapësirat e përbashkëta publike! Të gjithë jemi përdorues të barabartë të rrugës, pa asnjë lloj dallimi dhe çdo hap që bëjmë duhet të jetë një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më solidare! Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sjellim në vëmendje diversitetin dhe fuqinë e sfidës që këta qytetarë përfaqësojnë në shoqërinë tonë. Sot dhe çdo ditë, ndërgjegjësojmë për k
Read moreDecember 4, 2023
A e dini se rreth 30% e fataliteteve nga aksidentet rrugore shkaktohen nga mospërdorimi i rripit të sigurimit?! Vendosja e rripit të sigurimit është hapi i parë që çdokush duhet të bëjë sapo hipën në automjet! Megjithatë, jo të gjithë e zbatojnë këtë rregull universal jetëshpëtues! Po pse shqiptarët e kanë kaq problem përdorimin e rripit të sigurimit?! Këto dhe shumë të tjera i zbuloni në episodin e radhës të emisionit N’Timon! https://youtu.be/8zzbFNBKSHc?si=5k4gzX-V07OPldXX
Read moreDecember 4, 2023
Thuaji Jo Make Up në timon dhe përqendrohu te drejtimi i mjetit! Mjafton një shpërqendrim i vogël, për të të ndryshuar jetën përgjithmonë vetëm në një fraksion sekondi. Minimizo riskun për t’u përfshirë në aksident, mbro veten, pasagjerët dhe të tretët jashtë kabinës! Gjej kohë për t’u grimuar përpara se të nisesh ose gjej një vend të afërt për të parkuar mjetin! Bukuria e vërtetë?! Ju, me duart në timon, sytë tuaj drejt rrugës që po përshkoni dhe rripi i sigurimit!
Read moreDecember 4, 2023
Ndërsa pikat e shiut ranë me hijeshi mbi klasikët e përjetshëm, mjetet e koleksionit Retro, nën motivet e atdhedashurisë, u bënë pjesë e Paradës së Shqiptarëve në 111-vjetorin e Pavarësisë, duke rrëfyer historinë e automotorizmit shqiptar ndër vite! Falenderojmë të gjithë koleksionistët që u bënë pjesë e thirrjes për të marshuar së bashku Kuq e Zi! I urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen GËZUAR DITËN E FLAMURIT! O sa mirë me qenë Shqiptar, ohej!
Read moreDecember 4, 2023
Automotorizimi Shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Çlirimit! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut që luftuan për liri!
Read moreDecember 4, 2023
AUTOMOTORIZIMI SHQIPTAR ju uron Gëzuar 111 - Vjetorin e Pavarësisë! GËZUAR DITËN E FLAMURIT!
Read moreDecember 4, 2023
Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! Takim i frytshëm mes Retro Albania dhe Z. Patrick Rollet, përfaqësues i Federatës Franceze të Mjeteve Historike dhe kurator konkursesh bukurie, auto-moto. Të entuziazmuar për zyrtarizimin e këtij bashkëpunim të ri, falë respektit për punën e Retro.al, në kuadër të së cilit do të realizohet debutimi për herë të parë i një mjeti të rrallë, pjesë e çmuar e Koleksionit Shqiptar RETRO, në një Concou
Read moreDecember 4, 2023
Dita e dytë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens në Athinë, Greqi, u shënua nga vendime të rëndësishme! Votimet për rikonfirmimin e disa zyrtarëve të lartë të Federatës dëshmuan vijimësi brenda lëvizjes ndërkombëtare të mjeteve historike, ku spikati zgjedhja e Joss Theuns në pozicionin e Zv. Presidentit të Lartë të FIVA! Falënderime të veçanta për Retro Albania ( www.retro.al ), që u përgëzua sërish për eventet novatore gjatë vitit 2023, me theks
Read moreDecember 4, 2023
Fillon Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens, në Athinë, Greqi, e organizuar nga klubi kombëtar grek i mjeteve historike FILPA. Mes sharmit historik të Athinës, entuziastët e automobilave nga e gjithë bota mblidhen për një takim mendjesh dhe eksperiencash. Një moment i veçantë i ditës është edhe prezantimi i Retro Albania ( www.retro.al ), për ndërthurjen e frymës së mjeteve historike me pasionin për motorsportin dhe risitë e mjetet moderne, siç u dësh
Read more